Dërgo Para.
Kuikly.
Dërgoni para menjëherë te miqtë dhe familjarët vetëm me numrin e telefonit. Pa IBAN dhe pa të dhëna të komplikuara. KUIK funksionon drejtpërdrejt përmes aplikacionit të bankës suaj — zgjidhni kontaktin, vendosni shumën, konfirmoni dhe pagesa kryhet.
Menjëherë
Paratë mbërrijnë brenda pak sekondash
I sigurt
Siguri dhe mbrojtje në nivel bankar
I thjeshtë
Mjafton numri i telefonit

Gjithçka që ju duhet.
Vetëm me numër telefoni
Harrojini IBAN-et dhe të dhënat e gjata bankare. Për të dërguar para, mjafton numri i telefonit të marrësit.
Pagesa të menjëhershme
Dërgoni dhe merrni para brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
I sigurt dhe i besueshëm
KUIK funksionon përmes bankave partnere dhe përdor standarde dhe mekanizma të avancuar sigurie.
Për çdo nevojë
Dërgoni, kërkoni dhe merrni pagesa nga miqtë, familja dhe bizneset - shpejt dhe thjesht.
Pesë hapa të thjeshtë
Një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të kryer pagesa me KUIK.
KUIK funksionon drejtpërdrejt brenda aplikacionit të bankës suaj. Nëse banka juaj është partnere e KUIK, shërbimi është i integruar në eksperiencën tuaj bankare.
Hapni aplikacionin e bankës suaj
Gjeni KUIK brenda aplikacionit celular të bankës suaj. Nuk nevojitet shkarkim i një aplikacioni tjetër, përveç rasteve kur banka juaj ofron ose ju preferoni aplikacionin e dedikuar KUIK.
Zgjidhni kontaktin
Zgjidhni një person nga lista e kontakteve ose vendosni numrin e tij të telefonit. KUIK identifikon llogarinë bankare të lidhur me numrin - pa pasur nevojë për IBAN.
Vendosni shumën
Vendosni shumën që dëshironi të dërgoni dhe kontrolloni detajet e pagesës përpara konfirmimit.
Konfirmoni pagesën
Konfirmoni pagesën në mënyrë të sigurt përmes mekanizmave të autentifikimit të bankës suaj, si PIN, biometri ose OTP, sipas bankës.
Pagesa u krye
Marrësi njoftohet dhe fondet kalojnë në llogarinë e tij brenda pak sekondash. Shërbimi është i disponueshëm 24/7, sipas kushteve të bankës suaj.
270K+
Përdorues
€13M+
Volumi vjetor
+30%
Rritja vjetore
260K+
Transaksione / vit
2 Shtete
Shqipëri + Kosovë
kuik.me
Çfarë mund të bëni me KUIKGjithçka që ju nevojitet, nga telefoni juaj.
Me KUIK mund të dërgoni dhe kërkoni para, të paguani në dyqane fizike dhe online - drejtpërdrejt përmes aplikacionit të bankës suaj. Pa para në dorë dhe pa pasur nevojë të vendosni IBAN-in.
Dërgoni para
Dërgoni para te një mik ose familjar duke zgjedhur kontaktin, vendosur shumën dhe konfirmuar pagesën. Shpejt, thjesht dhe në çdo kohë.

Kërkoni para
Dëshironi të ndani një faturë apo të merrni një pagesë? Dërgoni një kërkesë për para dhe marrësi njoftohet menjëherë. Pas konfirmimit, pagesa kalon në llogarinë tuaj.

Ndani faturën
Ndani një faturë me miqtë tuaj dhe secili paguan pjesën e tij. Një mënyrë e thjeshtë për të organizuar pagesat, pa llogaritje dhe pa ndjekje të pagesave më vonë.

Transfertat mes individëve (P2P) janë falas për përdoruesit fundorë. Për pagesat ndaj bizneseve mund të aplikohen tarifa, në varësi të kushteve dhe marrëveshjes së bankës suaj.
Po. KUIK funksionon përmes institucioneve financiare partnere dhe përdor mekanizma të avancuar sigurie dhe autentifikimi. Në varësi të bankës, këto mund të përfshijnë PIN, OTP, biometrinë dhe lidhjen e sigurt me pajisjen. Të dhënat bankare dhe të llogarisë suaj nuk i shfaqen marrësit. MPAY është e çertifikuar sipas ISO/IEC 27001 dhe e liçencuar nga Banka e Shqipërisë.
KUIK aktualisht operon në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërveprueshmëria ndërkufitare është pjesë e vizionit tonë për zhvillimin e KUIK dhe po përgatitet në kuadër të bashkëpunimit evropian për pagesat. Aktivizimi i korridoreve ndërkombëtare do të varet nga marrëveshjet dhe integrimet përkatëse me skemat partnere.
Limitet e transfertave përcaktohen nga banka juaj, në përputhje me kushtet e shërbimit dhe kuadrin rregullator në fuqi. Ato mund të ndryshojnë sipas bankës dhe llojit të klientit. Kontaktoni bankën tuaj për limitet specifike që aplikohen për ju.
Marrësi duhet të ketë një llogari në një nga bankat partnere të KUIK dhe të jetë i regjistruar për shërbimin, sipas kushteve të bankës. Në rastet kur ofrohet kjo mundësi, marrësi mund të ftohet të regjistrohet.
Pagesat KUIK kryhen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare, sipas kushteve të shërbimit të bankës suaj.
Kontaktoni menjëherë shërbimin e kujdesit ndaj klientit të bankës suaj. Meqënëse pagesat KUIK përpunohen në kohë reale, është e rëndësishme të veproni sa më shpejt. Banka juaj do t'ju udhëzojë për mundësitë dhe proçedurën e kthimit të pagesës.
Po. KUIK mund të jetë i disponueshëm si aplikacion i dedikuar në App Store dhe Google Play. Megjithatë, KUIK është projektuar për të funksionuar i integruar drejtpërdrejt në aplikacionet e bankave partnere, duke ju dhënë një eksperiencë të pandërprerë brenda bankingut tuaj.

Siguria juaj
është prioriteti ynë
KUIK përdor mekanizma të avancuar sigurie për të mbrojtur pagesat dhe të dhënat tuaja.
Siguri në nivel bankar
Pagesat dhe të dhënat tuaja mbrohen përmes mekanizmave të sigurisë të integruar në shërbim.
Transaksione të mbrojtura
Të dhënat mbrohen gjatë komunikimit dhe përpunimit të pagesës.
Monitorim dhe parandalim
Sisteme të dedikuara ndihmojnë në monitorimin dhe parandalimin e aktiviteteve të dyshimta.
