Pranoni pagesa
direkt në llogarinë tuaj bankare.
Më thjesht. Më shpejt. Me kosto konkurruese.

270K+
Përdorues
€13M+
Volumi vjetor
+30%
Rritja vjetore
260K+
Transaksione / vit
2 Shtete
Shqipëri + Kosovë
Një mënyrë më e thjeshtë për të pranuar pagesa
Kosto konkurruese
Pagesat nga llogaria në llogari mund të ofrojnë kosto më të ulëta se pagesat tradicionale me kartë, në varësi të modelit dhe marrëveshjes tregtare.
Arkëtim më i shpejtë
Merrni konfirmimin e pagesës dhe fondet në kohë reale, duke përmirësuar menaxhimin e fluksit të parasë.
Eksperiencë më e mirë për klientin
Klientët paguajnë shpejt dhe thjesht përmes aplikacionit të bankës që përdorin çdo ditë.
Më shumë mënyra për të paguar
Ofroni pagesa me QR në dyqan dhe mundësi pagese online për klientët tuaj.
Pranoni pagesa direkte me kod QR..
Pa nevojën e POS.
KUIK QR u mundëson klientëve të paguajnë nga llogaria e tyre bankare, direkt në llogarinë e biznesit tuaj. Pagesa konfirmohet në kohë reale, pa patur nevojë për të dhënat e kartës.
| PAGESA ME KARTË | PAGESA ME KUIK | |
|---|---|---|
| Shpejtësia e kalimit të parave | Sipas procesimit dhe marrëveshjes me bankën | Në pak sekonda |
| Tarifa | Sipas tarifave të bankës | Sipas marrëveshjes tregtare |
| Rreziku i chargeback | Po | Nuk aplikohet në të njëjtën mënyrë si për pagesat me kartë |
| Nevoja për terminal (POS) | Po, për pagesat me kartë | Jo, për pagesat me kod QR |
| Të dhënat e klientit që shkëmbehen | Të dhëna të kartës, sipas procesit të pagesës | Nuk shkëmbehen të dhëna karte |
| Kalimi i fondeve në llogari | Sipas marrëveshjes së settlement | Në pak sekonda, 24/7 |
| Rimbursimet | Sipas procesit të ofruesit të pagesës | Sipas procesit të rimbursimit të KUIK/bankës |
Si funksionon regjistrimi i bizneseve
Regjistrohuni
Regjistroni biznesin tuaj përmes një prej bankave partnere të KUIK. Procesi zhvillohet në kuadër të marrëdhënies suaj ekzistuese bankare.
Merrni kodin tuaj QR
Merrni kodin tuaj unik QR, shfaqeni atë në POS, në website tuaj ose në aplikacion.
Klientët skanojnë dhe paguajnë
Klientët hapin aplikacionin e bankës së tyre, skanojnë kodin QR dhe konfirmojnë pagesën. Për pagesat me kod QR nuk nevojitet pajisje shtesë.
Fondet mbërrijnë në kohë reale
Pagesa konfirmohet dhe fondet kalojnë në llogarinë e biznesit brenda pak sekondash, 24/7, sipas kushteve të shërbimit.
Regjistrimi i bizneseve bëhet në bashkëpunim me bankat tona partnere.
Kontaktoni bankën tuaj ose ekipin KUIK.
Na kontaktoni
Kërkesa për partneritet, pyetje teknike, regjistrim biznesesh, marrëdhënie me median ose informacion të përgjithshëm.